Secondary Adv

Cekia regjistron numrin me te larte te rasteve me Covid qe nga marsi

Republika Çeke raportoi të martën 7,591 raste të reja me koronavirus – shifra më e lartë ditore qe prej muajit mars.

 

Në ditën e njëjtë të javës së kaluar u raportuan 4,277 raste të reja. Sipas Ministrisë çeke të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit u konfirmuan edhe 32 viktima. Në total, Çekia ka regjistruar mbi 1.7 milion raste të të infektuarve me koronavirus dhe 30,807 viktima.

 

Aktualisht, në spitale janë mbi 1,800 pacientë me koronavirus – 284 nga ta në kujdes intensiv. Çekia ka rreth 10.7 milionë banorë. Mbi 6 milionë prej tyre janë plotësisht të vaksinuar.

 

Nga fundi i tetorit, ky vend ka nisur me zbatimin e masave të reja kundër koronavirusit, të cilat përfshijnë veshjen e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, përfshirë vendet e punës./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat