ARRSH njofton hapjen e nje tjeter tenderi per Sheshin Shqiponja
ARRSH njofton se ka miratuar projekt-preventivin e objektit "Rishikim i projektit për segmentin të vazhdimit të Unazës së Madhe nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri".
ARRSH njofton se ka miratuar projekt-preventivin e objektit: “Studim Projektim, Rishikim i projektit për segmentin rrugor të vazhdimit të Unazës së Madhe të Tiranës nga Sheshi Shqiponja Bulevardi i Ri” dhe përmes APP ka shpallur tenderin prej 2.375.552.033,75 lekë.
Raporti i paraqitur përmbledh projektin për ri konceptimin e segmentit rrugor “Rruga Teodor Kekoâ€Sheshi Shqiponja” pasi bazuar në performancën aktuale të këtij segmenti dalin të domosdoshme ndërhyrje përmirësuese për qarkullimin dhe shërbyeshmërinë kundrejt përdoruesve dhe komunitetit.
Sipas njoftimit: “Me futjen ne pune te segmentit tjetër të unazës mënyra e deritanishme e qarkullimit ndërlikohet akoma me shume dhe pritet e ulje e nivelit të shërbimit qe ofron rruga.
Nisur nga këto problematika të cilat janë shpjeguar me ne detaje ne kapitullin e studimit te trafikut është konceptuar një ndërhyrje e re mbi këtë segment.
Ndërhyrja ka inkorporuar ne vetvete mënyrën e qarkullimit ne zonat përreth dhe tranzitimin unazor për qytetin e Tiranës. Ndërhyrja ka marrë parasysh planin rregullues të Tiranës”.
Sipas informacionit të publikuar kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 24 muaj ndërsa afati i fundit i aplikimeve në tender është data 02.12.2021, Ora 12:30./Burimi: SCAN