Secondary Adv

OBSH miraton per perdorim emergjent vaksinen Indiane

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar përdorimin emergjent të vaksinës anti-Covid të prodhuesit indian Bharat Biotech.

 

“Grupi Këshillimor Teknik ka deklaruar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH për mbrojtjen kundër Covid-19, dhe se përfitimi i vaksinës tejkalon rreziqet”, tha OBSH në një postim në Twitter.

 

Grupi këshillues i OBSH pritej të merrte një vendim për vaksinën e njohur si Covaxin javën e kaluar, por kërkoi të dhëna shtesë nga Bharat Biotech përpara se të kryente një vlerësim përfundimtar për përdorimin global të vaksinës.

 

Covaxin u rishikua gjithashtu nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të Imunizimit të OBSH-së, i cili rekomandoi përdorimin e tij në dy doza, me një interval prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç.

 

Covaxin është vaksina e 7 që ka marrë miratimin e OBSH pas dy vaksinave të mRNA nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, vaksinave vektoriale adenovirus të zhvilluara nga AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe vaksinave të të Kinës nga Sinovac Biotech dhe Sinopharm./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat