Secondary Adv

Se shpejti Green Pass per te hyre ne lokale dhe sherbime te tjera

Ashtu si vendet e Europës, edhe Shqipëria do të vendos 'green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.

 

Kjo u bë me dje nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë interpelancës të thirrur nga deputeti demokrat Tritan Shehu. Deputeti i PD-së Tritan Shehu gjatë interpelancës së tij me ministren e Shëndetësisë, tha se në vendin tonë po përdoren vaksina të pasigurta, siç është ajo ruse dhe kineze.

 

Por ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu hodhi poshtë deklaratat e tij dhe theksoi se të gjitha vaksinat që përdoren në vendin tonë janë të aprovuara nga OBSH. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu tha sot në Kuvend se do të vendoset ‘green pass’ për t’u futur në lokale.

 

Pra çdo qytetar duhet të paraqesë certefikatën e vaksinimit kur të futet në lokale apo në struktura të tjera të shërbimit. ‘Duhet të kuptojmë edhe situatën që është në Europë, e kanë ato ‘green pass! E kanë! Do ta vëmë edhe ne ‘green pass’ në lokale dhe në strukturat e tjera të shërbimit’- tha ministrja e Shëndetësisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat