Secondary Adv

Projekt per Qytet Studenti, rehabilitohen konviktet dhe ndertohen 3 te tjera

Projekti përfshin rehabilitimin sipas parimit te eficencës së energjisë të konvikteve dhe ndërtimin e 3 godinave të reja bazuar mbi Master Planin e Qytetit Studenti I. 

 

Ministrja e Financave dhe Drejtoresha e Zyrës së KfW në Tiranë, nënshkruan marrëveshjet për projektin ‘Rehabilitimi i Konvikteve të Qytetit Studenti I sipas Parimit të Eficencës së Energjisë‘ me një vlerë prej 21 mln euro, nga Qeveria Federale Gjermane përmes KfW së bashku me një marrëveshje granti prej 4.78 mln euro të dhënë nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

 

Këto fonde u shtohen fondeve grant prej 9.4 milionë eurove të dhëna tashmë nga Qeveria Gjermane përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për të njëjtin qëllim.

 

Projekti përfshin rehabilitimin sipas parimit te eficencës së energjisë të konvikteve dhe ndërtimin e të paktën 3 godinave të reja bazuar mbi Master Planin e Qytetit Studenti I.

 

Rehabilitimet do të bazohen tek auditet stukturale të energjisë së 19 konvikteve që do të bëhen gjatë ‘Programit për Rehabilitimin e Konvikteve të Qytetit Studenti I sipas Parimit të Eficencës së Energjisë‘.

 

Qëllimi i këtij projektit  është të rrisë eficencën e energjisë në ndërtesat e përzgjedhura – konsumi i energjisë elektrike do të ulet me 20% mesatarisht në krahasim me nivelet e konsumit para rehabilitimit. 3 godinat e reja do të jenë ndërtime me energji të ulët;

 

Të promovojë infrastrukturën sociale për studentët e paprivilegjuar – minimalisht 70% e kapacitetit të konvikteve të rehabilituara do të përdoren nga studentë me të ardhura më të ulëta se 108 euro.

 

Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Që nga ai vit Qeveria Gjermane ka angazhuar një shumë prej mbi 1 mld euro për projekte dhe programe zhvillimi.

 

Sektori i energjisë është një nga sektorët kyç të Bashkëpunimit Financiar Gjermani – Shqipëri, për të cilin Qeveria Gjermane ka angazhuar më shumë se 501 milionë euro, që nga viti 1988.

 

Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) është një skemë financimi, e cila u inicua në dhjetor të 2009 nga KE së bashku me BZhKiE, BEI, BERZH, donatorë bilateral dhe vende të Ballkanit Perëndimor me qëllim dhënien e fondeve për projekte investimesh strategjike në vendet përfituese.

 

KfW-ja dhe Banka Botërore i janë bashkuar WBIF-së. Në dhjetor 2018 Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) u bë një organizatë pjesëmarrëse e WBIF-së./Burimi: SCAN


Më të lexuarat