Secondary Adv

OBSH ngre alarmin, rritja e rasteve ne Europe shqetesuese

OBSH ka shprehur shqetësimin për rritjen e rasteve në Europë, duke theksuar se vala e 4-të e pandemisë mund të çojë në gjysmë milioni më shumë viktima deri në shkurt.

 

“Ne jemi përsëri në qendër të vëmendjes,” tha Hans Klugge, drejtori i OBSH për Europën, në një konferencë për shtyp. “Shkalla aktuale e transmetimit në 53 vendet europiane është shumë shqetësuese”, duke shtuar se rastet e reja po i afrohen niveleve rekord për shkak të variantit Delta, theksoi ai.

 

Gjatë javës së kaluar, Europa regjistroi 1.8 milionë raste dhe 24,000 viktima. Gjithashtu Europa dhe Azia shënuan një rritje prej 6% dhe 12% respektivisht. Gjatë katër javëve të fundit, Europa ka shënuar një rritje prej 55% të rasteve të reja.

 

Sipas të dhënave të OBSH, normat e vaksinimit janë të ulëta por normat e shtrimit në spital janë të larta në shumë vende në Balltik, Europën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan. Rajoni europian, që shtrihet nga Grenlanda në veriperëndim deri në Lindjen e Largët ruse, ka shënuar rritje të të infektuarve në të gjitha grupmoshat.

 

Deri më tani 1 miliard doza janë administruar në Europë dhe Azinë Qendrore. Mesatarisht, vetëm 47% janë vaksinuar plotësisht në vendet europiane dhe të Azisë Qendrore. 8 vende deri më tani kanë vaksinuar 70% të popullsisë, sipas OBSH./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat