Secondary Adv

Perfundon rruga Dukaj-Sinanaj, lidh Tepelenen me bregdetin

Kryeministri Rama e ka nisur mëngjesin e tij me pamje nga rruga e sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin.

 

Një rrugë e shtruar mes bukurive të natyrës unik shqiptare, ajo krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale. Videoja e publikuar nga kryeministri është e shoqëruar edhe me një këngë me iso jugore.

 

“Mirëmngjesi dhe me këto pamje të rrugës së sapopërfunduar Dukaj-Sinanaj, e cila lidh Tepelenën me bregdetin dhe krijon një tjetër hapësirë zhvillimi turistik e bujqësor të Shqipërisë rurale, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama në rrjetin e tij social Facebook./Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat