Rama: Vaksinohuni ndryshe nuk do lejoheni ne ambiente publike
Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje mëngjesin e sotëm qytetarëve shqiptarë të vaksinohen kundër COVID-19.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Rama ka bërë dhe një paralajmërim për ata që nuk janë vaksinuar duke vijuar në vazhdën e deklaratave të mëparshme të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Ai shkruan se vaksinimi duhet të bëhet për të mbrojtur veten, por edhe për të mos u ndodhur jashtë aksesit nëse situata në dimër do të imponojë rregulla të reja.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, në qoftë se situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë🙔, shkruan Rama.
Kujtojmë që kjo masë është paralajmëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë në Kuvend. Manastirliu deklaroi se ashtu si në vendet e Evropës edhe në vendin tonë do të vendoset certifikatë vaksinimi për për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera/Burimi: Balkanweb