Secondary Adv

BB, 48 per qind e te punesuarve te padeklaruar ne Tatime

Banka Botërore ka lëshuar alarmin për numrin e të punësuarve të padeklaruar në Shqipëri. Shifrat janë nxjerrë nga një studimi i fundit i BB-së, posaçërisht për tregun e punës në vendin tonë.

 

 


Studimi i Bankës Botërore vlerëson se, në sektorin e ndërtimit nuk deklarohen 70% e të punësuarve, në sektorin e shërbimeve, 35% e tyre, ndërsa sektori jobujqësor dhe i industrisë është respektivisht 48 % dhe 46% në informalitet.Po ashtu, raporti vëren se cilësia e punësimit është e ulët dhe se informaliteti është mjaft i përhapur, siç raporton “Monitor”. Rreth gjysma e punësimit total jashtë bujqësisë (sektori jobujqësor) është informal dhe rreth tre të katërtat e punës në ndërtim është informale. Nga ana tjetër, niveli arsimor i punëtorëve jashtë bujqësisë është i ulët, veçanërisht në disa sektorë.

 

 

Sektori i ndërtimit thith shumë punëtorë të pakualifikuar, ku në më shumë se gjysmën e vendeve të punës në ndërtim, punonjësit janë me arsim fillor. Ndryshe nga ndërtimi, sektori i shërbimeve ka shumicën e punonjësve të kualifikuar, ku rreth 82 për qind e punonjësve në këtë sektor, kanë arsim të lartë.Banka Botërore ka konstatuar se Shqipëria përballet me sfida të shumta të tregut të punës. Sektori i bujqësisë punëson një pjesë të madhe të fuqisë punëtore, më aftësi të pakta, shumica e të cilëve janë punëtorë të papaguar të familjes ose të vetë-punësuar. Jashtë bujqësisë, informaliteti është i lartë dhe shumë prej tyre janë me kualifikim të ulët.


Më të lexuarat