Secondary Adv

Prodhuesit paralajmerojne rritje me 15 per qind te cmimeve nga janari

Prodhuesit vendas e kundërshtojnë paketën fiskale dhe kërkojnë rishikim të saj.

 

Kreu i shoqatës ë prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi theksoi se miratimi i paketës fiskale do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% që nga 1 janari. Sipas Zusit rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize është e papërballueshme.

 

Fasonët ndërkohë e vlerësojnë paketën fiskale qesharake dhe pa asnjë mbështetje për këtë sektor i cili ka numrin më të madh të punësuarve në vend. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për tu përshtatur me kërkesat e tregut.

 

Heqja e rimbursimit të TVSH-së prej 6% për fermerët është një ndër ndryshimet më të kritikuara të paketës fiskale po ashtu edhe vendosja e akcizës për gazin për konsum./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat