Zbardhen Bashkite qe shpallen me shume tendera ne 2020
Për vitin 2020, 61 bashkitë kanë shpallur në total 6798 tendera publikë, nga të cilat 4137 janë shpallur me fitues.
“Scan Intelligence Unit” ka analizuar 61 bashkitë e vendit bazuar në aktivitetin e tyre tenderues, sipas të dhënave të OpenProcurement.al, portali i Institutit Shqiptar të Shkencave. Periudha e marrë në analizë fillon nga 1 janari i vitit 2021 deri në 31 tetor të vitit 2021.
Për vitin 2020, 61 bashkitë kanë shpallur në total 6798 tendera publikë, nga të cilat 4137 janë shpallur me fitues. Tenderat e shpallur me fitues arrijnë në vlerat e 32 489 423 009 lekë duke mos e përfshirë TVSH.
Sipas të dhënave të deklaruara nga secila njësi e qeverisjes vendore rezulton se, Bashkia e Korçës ka numrin më të lartë të tenderave të shpallur, përkatësisht 1887 të tillë, nga të cilët 1403 tendera janë shpallur me fitues.
Përafërsisht, kjo bashki, pergjatë vitit 2020 ka shpallur më shumë se 6.2 tendera publik në ditë, mesatarisht. Kjo bashki rezulton edhe me numrin më të lartë të operatorëve ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre për tenderat e shpallur, rreth 454 të tillë.
Në vend të dytë renditet Bashkia e Tiranës, me 486 tendera të shpallur, ndër të cilët, 333 janë shpallur me fitues. Renditja vazhdon me qeverisjen vendore Shkodër, Durrës dhe Vlorë, përkatësishtë 320 tendera të shpallur.
169 prej tyre janë shpallur me fitues për Bashkinë Shkodër, 292 tendera të shpallur për Bashkinë Durrës, nga të cilët janë shpallur me fitues 150 të tillë, dhe 236 tendera publik të shpallur për Bashkine Vlorë, për të cilën rezultojnë 149 tendera të shpallur me fitues.
Ndër Bashkitë me numrin më të ulët të tenderave të shpallur rezultojnë ajo e Pustecit, me 7 tendera të shpallur, ku vetem 3 janë shpallur me fitues, ajo e Konispolit me 10 të tillë, nga të cilat janë shpallur me fitues 9 prej tyre, dhe Vora me 18 të tillë, ku 13 prej tyre janë shpallur me fitues.
Për sa i përket vlerës totale të shpallur fituese, Bashkia Tiranë renditet e para duke arritur në vlerat e 5.55 mld lekë për 333 tendera të shpallur fitues.
E para për nga numri i tenderave të shpallur me fitues, qeverisja vendore Korçë regjistron një vlerë totale për tenderat e shpallur me fitues në 4.4 mld lekë.
Ndër Bashkitë, ku vlera totale e tenderave të shpallur me fitues arrin mbi 1 mld Lek për periudhën e marrë në studim, rezulton ajo e Durrësit, Kamzës, Vlorës, Kurbinit, Kavajës dhe e Lezhës.
Peshën më të madhe në totalin e tenderave të shpallur me fitues në lekë, e zë Bashkia Tiranë, me 17.10%. Bashkia tjetër, pesha e të cilës është e konsiderueshme në totalin e tenderave të shpallur me fitues në lekë është ajo e Korçës, me 13.58%.
Në vlerat poshtë 10% gjejmë Bashkinë Durrës dhe atë Kamëz, me 7.90% Bashkinë Durrës dhe 7.31% për atë Kamëz. Ndër Bashkitë, në të cilat aktiviteti tenderues prek shifrat me të ulëta është ajo e Libohovës me rreth 11 mln lekë, Bashkia e Fushë-Arrëzit me rreth 9 mln lekë dhe ajo e Pustecit me rreth 6.6 mld lekë./Burimi: SCAN