Secondary Adv

Bashkia e Tiranes kerkon heqjen e TVSH per bileten e transportit

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit t ë karburanteve.

 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore, Veliaj kërkoi 'ndihmë' për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime.

 

Veliaj tha se Bashkia do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e 'barrës' që i takon. "Kemi një paketë që të bëhet i menaxhueshëm i industrisë së transporti publik që sot është në prag të kolapsit.

 

Bashkia është përgatitur të bëjë subvencion 1 mln dollarë për të shpëtuar transportin publik, por duhet që secili të bëjë pjesën e vet të barrës", tha Veliaj. Për të mos patur një rritje të çmimit të biletës, Veliaj propozoi të hiqet TVSH e biletës, për të cilën tha se është marrë dakordësia edhe nga qeveria.

 

"Një nga problematikat që kemi, për të cilat kemi marrë edhe dakordësinë e qeverisë, është transporti publik. Sot jetojmë në një situatë ku tregu i naftës është ky që është dhe ne kërkojmë që ai vullneti i qeverisë të reflektohet dhe një dakordësi në parlament, kur vjen puna për të ndihmuar sidomos operatorët e transportit publik.

 

Ne nuk duam kurrsesi të rrisim çmimin. Vetëm për nivelin e tregut dhe çmimit të naftës ne sot jemi të ç'balancuar. Një propozim që kemi bashkë me qeverinë është të heqim TVSH e biletës dhe automatikisht në vend të rrisim biletën me 20% e rikuperojmë me heqjen e TVSH.

 

Po ashtu mund të bëhen veprime dhe kur vjen puna me doganën dhe TVSH e mjeteve të transportit publik, tjetër mund të jetë rimbursim i TVSh apo akcizës së naftës", u shpreh ai./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat