Secondary Adv

Naftetaret e Ballshit do vijojne te marrin page nga shteti deri ne 2023

Naftëtarët e Ballshit do të marrin sërish pagë nga shteti edhe për 2 vitet në vijim, 2022 dhe 2023.

 

Këtë bëri me dije Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Marrëveshja 1 vjeçare që naftëtarët kishin lidhur me qeverinë shqiptare përfundoi në nëntor dhe duket se kjo është zgjidhja që ka gjetur qeveria për dy vitet e ardhshme.

 

"Naftëtarët e Ballshit do të marrin përsëri pagë nga buxheti i shtetit në vitin që vjen. Të 830 naftëtarët në kushte të papunësisë pasi nuk punon rafineria e Ballshit do i kompensojë me 300 milionë lekë, paga do të jetë 30 mijë lekë.

 

Për të gjithë naftëtarët që nuk rifillojnë punë si në rafineri apo diku tjetër, ne si ministri do të marrim përsipër edhe financimin e tyre në vitin 2023", tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat