Secondary Adv

3.87 mld leke shkojne per 3 PPP te shendetesise ne 2022

Mbi 3 mld lekë parashikohet të shpenzojë Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore për 2 kontrata koncesionare të sterilizimit dhe laboratorëve në 2022.

 

Gjatë dëgjesës së zhvilluar në Komisionin parlamentar për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, drejtoresha e këtij institucioni Albana Adhami bëri me dije gjithashtu se vitin që vjen, për kontratën e Check-Up parashikohet të shpenzohen 876 mln lekë.

 

Ndërkaq, kryetarja e komisionit Albana Vokshi e vuri theksin te kostot e larta që paguhet për një set të pajisjeve kirurgjikale, që sipas saj tejkalojnë edhe kostot e ndërhyrjes kirurgjikale dhe qëndrimit në spital.

 

Gjithashtu, ajo u ndal te kufizimi i numrit të operacioneve për shkak të kostove të larta që duhet të paguhen ndaj koncesionarit, por sipas Adhamit, ato janë projeksione dhe jo limitime.

 

Drejtoresha e FSDKSH-së bëri me dije se që prej fillimit të pandemisë janë paguar 1.48 mld lekë bonus për mjekët dhe inferemierët që punojnë në spitalet COVID./Burimi: SCAN


Më të lexuarat