Kuvendi i Kosoves shpenzoi 5.6 milione euro per 9 muaj
Me vota unanime, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Raportin e Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2021.
Raportin e ka prezantuar sekretari Ismet Krasniqi, i cili tha se shpenzimet për këtë periudhë krahasuar me ato të 2020 janë më të larta. “Paga dhe mëditje 5 milionë e 605 mijë e 549 euro ose 99.98% e buxhetit nëntëmujor ose 67.62 për qind e buxhetit vjetor.
Mallra dhe shërbime 501 mijë e 191 euro ose 37.28% e buxhetit nëntëmujor ose 21.38% e buxhetit vjetor. Shpenzime komunale 130 mijë 036 euro përqind ose 78.93% e buxhetit nëntëmujor ose 63.43% e buxhetit vjetor.
Subvencione dhe transfere 8,800 euro ose 9.16% e buxhetit nëntëmujor ose 6.29% e buxhetit vjetor. Shpenzime kapitale 276 mijë e 134 euro ose 21.53% e buxhetit nëntëmujor”, tregoi Krasniqi.
Komisioni ka miratuar edhe Raportin me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, për Projektligjin për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.
Ndërsa, Komisioni nuk ka miratuar Raportin Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil dhe as të KOSTT-it për vitin 2020./Burimi: Telegrafi