Secondary Adv

Kredite me probleme ne nivelin me te ulet qe prej 2008

Niveli i kredive me probleme ka shënuar një tjetër tkurrje gjatë shtatorit, tregojnë të dhënat nga BSH, duke zbritur pranë 6.49%, nga 6.96% që ishte në Gusht.

 

Shtatori shënon gjithashtu muajin e 8-të me radhë që ky tregues regjistrohet në rënie. Kjo perfromancë tejet pozitive e një prej treguesve më të rëndësishëm të shëndetit financiar vjen në një kohë që vendi po del nga një krizë e tejazgjatur, si ajo e shkaktuar nga pandemia.

 

Kjo rënie progresive e treguesit, që tashmë ka zbritur në nivelet para krizës financiare globale, ka qenë e papritur për të gjithë, madje edhe për vetë Bankën Qendrore.

 

Vetëm pak ditë më parë, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë ku dha opinionet e institucionit në lidhje me buxhetin 2022, Guvernatori i BSH theksoi se, vetë institucioni priste që pandemia të nxiste jo një ulje të treguesit të kredive me probleme, por një rritje të ndjeshme të tij, deri në 15%. Krejt e kundërta ka ndodhur.

 

Në Shtator, rënia e treguesit pranë nivelit të 6.49%, shënon rezultatin më të mirë që prej 2008. Në terma mujor ky tregues ka rënë me 0.47 pikë përqindje, që është rënia më e madhe që prej qershorit të këtij viti, kur tkurrej me 0.68 pikë përqindje.

 

Ky tregues është me rëndësi të veçantë jo vetëm për sektorin bankar, por për të gjithë ekonominë, pasi sinjalizon një aftësi të mirë paguese, dhe sidomos hapësira për vijimin e kreditimit ndaj bizniesit dhe individëve./Burimi: Scan


Më të lexuarat