Secondary Adv

Ja 79 veprat penale qe ju ndalojne te kandidoni dhe ushtroni funksione publike

Të gjithë ata funksionarë publikë, deputetë, ministra apo kryebashkiakë qofshin që janë dënuar me vendim gjykatë të formës së prerë, brenda apo jashtë vendit do të pezullohen nga detyra deri në revokimin e masës së sigurisë.


Qeveria prezantoi zyrtarisht projektligjin për dekriminalizmin e institucioneve shtetërore, duke e administruar në parlament paralelisht me draftin e opozitës që po diskutohet në Komisionin e dekriminalizimit.Gjithashtu bëhet publike dhe lista me 79 veprat penale dënimi për të cilat ndalon këdo dhe përjetë, nga ushtrimi i funksioneve publike, zgjedhja apo emërimi në to Ligji ka fuqi dhe për ata që janë duke ushtruar tani funksionet publike – Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike, pikërisht përmes të njëjtave instrumente, vetëdeklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse.


Kush ndalohet me ligj
1 – Ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë në këshillin bashkiak;
2.  Të emërohen në detyrën e Kryeministrit, apo anëtarit të Këshillit të Ministrave;
3.  Të zgjidhen në funksione për të cilat voton Parlamenti, këshillat bashkiakë apo këshillat e qarkut; të gjithë personat e dënuar, brenda apo jashtë vendit, me vendime gjyqësore të formës së prerë, për një sërë krimesh të rënda të kryera me dashje e që përcaktohen shprehimisht në këtë projektligj.
Ndalohen dhe ata që janë dënuar nga gjykata e shkallës së parë- Ndalimi për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krimet e parashikuara në ligj edhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendime dënimi nga gjykatat e shkallës së parë. Pra, janë dhënë vendime dënimi jopërfundimtare, ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personal, apo është lëshuar një urdhër kërkimi nga një autoritet gjyqësor i huaj.


Për këtë kategori personash ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë. Në rast se do të rezultojë që të sipërshënuarit, janë tashmë të zgjedhur apo të emëruar, apo janë duke ushtruar një funksion publik, ata do të pezullohen nga çdo lloj funksioni i tillë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të kërkimit ndërkombëtar ose vendimit të pafajësisë.


Ndalimi nga 10-20 vjet burg
Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimi për të kandiduar, zgjedhur ose emëruar në funksione publike do të jetë në përpjesëtim me rëndësinë e veprës që ata kanë kryer, në kuptimin që për veprat penale më të rënda, të nominuara shprehimisht në ligj dhe të gjendura në listën bashkëlidhur, ndalimi do të jetë përjetë. Ndërsa për vepra të tjera penale ose për dënime të caktuara, ndalimet do të jenë me afate si me poshtë: 20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg për dënime që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cenojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve; 10 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit në burg për personat që janë dënuar me jo më pak se dy vjet burg.


Vetedeklaruesi përgjegjësi penale në rast të të dhënave të rreme
Verifikimi i të dhënave që përbëjnë shkak për pazgjidhshmëri dhe pakandidueshmëri, do të bëhet përmes vetëdeklarimit të subjektit që kërkon të kandidojë, të zgjidhet apo të emërohet, e mandej përmes verifikimit që do të kenë për detyrë të kryejnë të gjitha organet shtetërore që konform detyrës së tyre funksionale, të përcaktuar nga ligji ose Kushtetuta, do të administrojnë këtë lloj dokumentacioni. Refuzimi për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit apo mosdorëzimi i tij, do të përbëjnë shkak për mosregjistrimin e kandidatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo për mos emërimin nga organi përgjegjës. Vetedeklarimi dhe rezultati i verifikimit do jete publik- Të dhënat e formularit të vetëdeklarimeve parashikohen të jenë publike, ndërkohë që titullari i formularit do të mbajë përgjegjësi penale në rast të të dhënave të rreme ose të shtrembëruara.


Verifikimet për të dhënat e personave në fjalë, do të kryhen si brenda dhe jashtë vendit, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë apo çdo organ tjetër kompetent që disponon informacionin që nevojitet. Jo vetëm të dhënat e vetëdeklarimeve, por dhe rezultatet e verifikimeve parashikohet të jenë publike dhe kjo shkon në vijë të drejtë me gjithë frymën e ligjit, rritjen e besimit të publikut përkundrejt përfaqësuesve të vetë në rang kombëtar apo lokal, dhe administratës publike. Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike, pikërisht përmes të njëjtave instrumente, vetëdeklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse.


Lista e veprave penale
1. Genocidi
2. Krime kundër njerëzimit
3. Krimet e luftës
4. Vrasja me dashje
5. Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër
6. Vrasja me paramendim
7. Vrasja për gjakmarrje
8. Vrasja në rrethana të tjera cilësues
9. Vrasja e funksionarëve publikë
10. Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit
11. Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare
12. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve material për të kryer vrasje
13.Tortura
14.Tortura me pasoja të rënda
15.Plagosja e rëndë me dashje kur ka sjellë sipasojë vdekjen apo e kryer kundër disa personave, ose atyre që janë bashkëshort/ bashkëjetues, gjini e afërt/krushqi e afërt.
16.Shitblerja e transplanteve
17.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur
18. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç
19.Marrëdhenie seksuale me dhunë me të rritura
20.Marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të rritur
21.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur
22.Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës
23. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën
24. Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari
25.Vepra të turpshme
26.Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit
27.Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë
28.Zhdukja me forcë
29.Trafikimi i personave të rritur
30.Veprimet që lehtësojnë trafikimin
31.Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera
32.Shfrytëzimi i prostitucionit
33.Trafikimi i të miturve
34.Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën
35.Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit
36.Vjedhja me armë
37. Vjedhja me pasojë vdekjen
38. Trafikimi i mjeteve motorike
39.Skemat mashtruese dhe piramidale
40.Dëmtimi i objekteve mbrojtëse
41.Sigurimi i mjeteve për shkatërrimin e teknikës luftarake
42.Marrja e shpërblimeve
43.Vënia në shërbim të shteteve të huaja
44.Atentati
45.Komploti
46.Kryengritja
47.Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës
48.Thirrjet publike për veprime të dhunshme
49.Krijimi i partive dhe shoqatave antikushtetuese
50. Shpërndarja e krimeve antikushtetuese
51. Vepra me qëllime terroriste
52.Financimi i terrorismit
53.Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera që financojnë terrorizmin
54.Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur
55.Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit
56. Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
57. Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste
58. Kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste
59. Krijimi i turmave të armatosura
60. Prodhimi i armëve luftarake
61.Organizata terroriste
62. Banda e armatosur
63. Trafikimi i armëve dhe i municionit
64. Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese, radioaktive
65.Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
66.Trafikimi i narkotikëve
67.Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale
68.Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale
69. Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë
70. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë
71. Organizata kriminale
72.Grupi i strukturuar kriminal
73.Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal


Më të lexuarat