Secondary Adv

Nisin shpronesimet per pronaret e prekur nga ndertimi i nyjes se Milotit

Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ka shpallur kërkesën për shpronësim të pronarëve të pasurive që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor nyja e Milotit.

 

Subjekti kërkues i këtij projekti është Autoriteti Rrugor Shqiptar. Personat e prekur nga ky shpronësim, për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur si më poshtë:

 

Për pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, vlerësimi është kryer bazuar në vendimin nr. 89, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

 

Për pasuritë e llojit “ndërtesë me funksion banimi dhe jo banimi”, vlerësimi është kryer sipas VKM nr. 138, datë 23.3.2000,“Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar.

 

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 16,939,135.50 (gjashtëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë e pesë pikë pesëdhjetë) lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat