Secondary Adv

Vijon rritja e cmimit te ushqimeve, Kosova e dyta ne Rajon

Muajve të fundit është vërejtur një rritje e lartë e çmimeve për produktet bazë për konsum.

 

Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te buka, mishi, qumështi dhe druve. Sipas ASK, norma vjetore e inflacionit në muajin tetor ka arritur në 5.7%.

 

“Bukë dhe drithëra me 5.7%, mish me 2.4%, qumësht, djathë dhe vezë me 6.2%, vajra dhe yndyra ushqimore me 27.9%, kafe, çaj dhe kakao me 4.1%, pije alkoolike me 4.5%;

 

duhan me 2.8%, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 8.1%, produkte farmaceutike me 2.3%, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 35.5%, shërbime për transport me 2.3% dhe shërbime hoteliere me 2.7%”, thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, tetor 2021”.

 

Inflacioni mujor i matur nga IHÇK ishte 1 për qind në muajin tetor 2021, krahasuar me muajin paraprak. Agjencia po ashtu, njofton se norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

 

Kjo rritje e çmimeve ishte vërejtur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere. Për këtë muaj, nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon.

 

E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore në Kosovë, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike.

 

E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, ngase sipas tyre mund t’i përballojnë kostot./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat