Secondary Adv

Shenohen vetem 6 raste te reja me Covid ne Kosove

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës informon se nga 1.427 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504. Në total numri i rasteve aktive është 429. Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.

 

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës. Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat