Secondary Adv

Perfundojne punimet ne rrugen rajonale Brezovice - Prevalle

Kanë përfunduar me sukses punimet e rrugëve rajonale për Brezovicë e Prevallë, me gjatësi prej 35 kilometra.

 

Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në njoftim bëhet e ditur se ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës Rajonale Gërlicë e Epërme- Shtërpcë-Brezovicë, Lot 1, gjatësia 15.3 km, rehabilitimi i rrugës Regjionale R115 Brezovicë- Prevallë, gjatësia 10.7 km dhe rehabilitimi i rrugës Regjionale R210 Brezovicë-Qendra e Skijimit, gjatësia 9.2 km.

 

“Rëndësia strategjike e punimeve të Rrugës së Brezovicës e Prevallës, lidhet më përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve që jetojnë në këtë zonë, me theks të veçantë me rritjen e mëtutjeshme të turizmit, si parakusht për nxitjen e aktiviteteve të ndryshme sportive e rekreative, e po ashtu edhe me rritjen e të ardhurave për familjet vendase e bizneset në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat