Prezantohet buxheti per Arsimin, rriten pagat e mesuesve ne 2022
Ministrja e Arsimit bëri me dije se në vitin 2022, të gjithë punonjësve mësimorë, edukatorë dhe psiko-social në të gjithë shkollat e vendit do u rriten pagat me 6%.
“Në mandatin e kaluar pagat u rritën me 32%. Në këtë mandat objektivi është që pagat të rriten 32% dhe e kemi filluar filluar që me buxhetin e parë.
Për 2022 për të gjithë punonjësit mësimor edukatorë dhe psiko-social në të gjitha shkollat pagat do rriten me 6%. Një nga zërat në buxhet për 2022 do jetë përmirësimi i infrastrukturës shkollore”, tha Kushi.
Gjithashtu ministrja Kushi dha lajmin se duke nisur nga janari i vitit 2022, rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve që e kanë shkollën 2 kilometra më larg banesës do jetë 50% më e lartë.
“Me buxhetin e vitit 2022, me një fond prej 950 milionë lekësh, ne do sigurojmë mbulimin e shenzimeve të transportit për rreth 35 mijë nxënës që banojnë më shumë se 2 km larg nga shkolla e tyre.
Si dhe transportin për 12 mijë mësues që punojnë mbi 5 km larg nga vendbanimi. Nga janari i vitit 2022 rimbursimi i biletës për transportin e nxënësve do jetë 50% më i lartë.
Duke bashkëpunuar me bashkitë e vendit dhe nga ana tjetër duke ndërgegjësuar më shumë prindërit e komunitetin do punojmë e ofrojmë arsim cilësor dhe për këta nxënës duke i sjellë ata në shkolla normale, në klasa normale, që të mësojnë me bashkëmoshatarët e tyre dhe me mësues të profilit për cdo lëndë”, tha Kushi.
Tekstet shkollore
“Ia kemi dalë që me një buxhet 1.1 mld lekë cdo vit ofrojmë tekste shkkollore falas në përdorim për rreth 280 mijë nxënës në arsimin nga klasa e parë deri në të 9, por edhe 20 mijë nxënës të arsimit të mesëm të lartë nga shtresat sociale në nevojë.
Prej vitit të ardhshëm të gjithë nxënësit nga klasa e parë në të 3 do i kenë tekstet falas vetëm me një përdorim.
Tekstet që kemi sot, janë shumë herë më cilësore se sa tekstet që kishim dje jemi të vetëdijshem që ka nevojë për shumë përmirësim, ndaj kemi nisur punën për të rishikuar në detaj të gjitha tekstet shkollore të arsimit parauniversitar.
Për të korrigjuar cdo pasaktësi apo cdo pasqyrim jo të përshtatshëm të realiteit. Pse jo dhe të ngremë në një nivel më të lartë programin tonë për të mirën e nxënësve dhe për të bërë më të lehtë punën tuaj mësues.
Me një buxhet 110 mln lekë do ofrojmë bursa financiare për nxënësit me nevoja të vecanta apo fëmijët nga shtresa në nevoja sociale me qëllim uljen e braktisjes shkollore”, tha Kushi./Burimi: Panorama.al