Secondary Adv

Ndryshojne kushtet e rinovimit te patentes, detajet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor këtë të hënë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që duhet të rinovojnë lejen e drejtimit.

 

Çdo vit rreth 100 mijë qytetarë rinovojnë lejedrejtimin! Shoferët që do të rinovojnë patentën do të duhet që t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me rregullat e qarkullimit rrugor, në lidhje me disa pyetje thelbësore.

 

Sipas DPSHTRR, nisur nga numri gjithnjë në rritje i përdoruesve të rrugës dhe nevoja për përditësim të drejtuesve të mjeteve rrugore, në rritje, nga dhjetori 2021 do të nisë ofrimin e të freskimit të njohurive dhe informacioneve më thelbësore mbi qarkullimin rrugor.

 

Qytetarët do të përgjigjen në lidhje me sigurinë rrugore, kujdesin ndaj fëmijëve e pasagjerëve në kabinë, vëmendjen ndaj pedaluesve e këmbësorëve, sjelljen në trafik e në zonat urbane, pikat e nxehta të rrezikut, orientime mbi masat e reja nga ndryshimet në Kodin Rrugor dhe Rregulloren e KRR (VKM153), risitë nga Automotorizimi Shqiptar, ARRSH, Siguracionet, Policia Rrugore, Ndihma e Parë, bashkitë, importimi i mjeteve rrugore e detyrime/të drejta.

 

Një broshurë me detyrimin e njohjes dhe nënshkrimin e marrjes dijeni, falas (që do të publikohet edhe online), përgatitur nga profesionistë të fushës, një intervistë e shkurtër verifikuese dhe një apel-kujtesë për historikun e masave/gjobave të marra nga personi, do të jenë RISIA e këtij fundviti për të gjithë aplikantët që do të rinovojnë, dublikojnë apo do t’u rilëshohet lejedrejtimi pranë sporteleve të DPSHTRR!/Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat