Secondary Adv

Ashpersohet ligji per pastrimin e parave, perfshin kriptomonedhat

Legjislacioni për riskun e pastrimit të parave po orientohet nga investimet në kriptomonedha, që kanë shtuar mundësitë për fshehjen e transaksioneve financiare.

 

Një seri ndryshimesh po shqyrtohen në Kuvend lidhur me rrezikun e pastrimit të parave, të cilat parashikojnë zgjerim të gamës së subjekteve që do konsiderohen me risk të lartë, por duke u orientuar nga paraja virtual.

 

Një projektligj i sapo depozituar në Kuvend përcakton një kufi prej 1 milionë lekësh, afërisht 10 mijë dollarë, për të ndezur dritën e kuqe të rrezikut të pastrimit të parave.

 

Në kuptim të kësaj pike, ligji konsideron me risk të lartë ndërmjetësit e investimeve në kriptomonedha që kryejnë transaksione për llogari të një personi tjetër fizik apo juridik, që lëviz mjetin virtual mbi këtë vlerë nga adresa e mjetit virtual ose llogaria e një personi tjetër.

 

“Ofrues i shërbimeve të mjeteve virtuale” nënkupton çdo person fizik ose juridik, i cili kryen, për ose në emër të një personi tjetër fizik ose juridik, një ose më shumë nga këto aktivitete:

 

i) shkëmbimi ndërmjet mjeteve virtuale dhe monedhave të njohura zyrtarisht; ii) shkëmbimi ndërmjet mjeteve virtuale dhe pasurive të çdo lloji; iii) shkëmbimi ndërmjet një ose më shumë formave të mjeteve virtuale; iv) transferimi i mjeteve virtuale;

 

v) ruajtja dhe/ose administrimi i mjeteve virtuale ose instrumenteve që mundësojnë kontroll mbi mjetet virtuale; vi) pjesëmarrja dhe sigurimi i shërbimeve financiare lidhur me ofertën e një emetuesi dhe/ose shitjen e një mjeti virtual./Burimi: SCAN


Më të lexuarat