Secondary Adv

Rikonstruksioni i Portit te Durresit, BERZH hap tenderin 40 milione euro

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur së fundmi procedurat e prokurimit për projektin e rikonstruksionit dhe rehabilitimit të kalatave 7 dhe 8 të Portit të Durrësit.


Për këtë projekt BERZH ka vendosur financimin me 40 milionë euro pa përfshirë këtu taksat. Sëbashku me të në financim është edhe Banka Euriopiane e Investimeve. Afati që ju është lënë kompanive për të paraqitur shprehjen e tyre të interesit dhe dokumentacionin e nevojshëm është gati një vit pasi mbyllja është caktuar të jetë në 15 Shtator të vitit të ardhshëm.


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvilim nuk do ta udhëheqë vetëm këtë tender pasi kjo përgjegjësi i takon Ministrisë së Transporteve dhe Autoritetit Portual të Durrësit por përcakton qartë se gjithë procedurat do të jenë në përputhje me politikat e saj të prokurimit. “Kontrata që do të financohet me kredi të Bankës do të jetë subjekt i Politikave dhe Rregullave të Prokurimit të BERZH i hapur për kompanitë e çdo vendi”.


Projekti për rikonstruksionin dhe rehabilitimin e dy kalatave në portin e Durrësit nuk është i ri. Historia e tij fillon që nga viti 2008 dhe pjesë e këtij projekti është edhe kontrata për Terminalin e Pasagjerëve për Tragetet i cili është dhënë tashmë. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej vitesh financon projekte në vendin tonë të lidhura ngushtë me transportin. Një tender që është drejt finalizimit është ai rrugëve sekondare për të cilin BERZH ka dhënë 100 milionë euro. Mbyllja e këtij tenderi është në 23 Shtator të këtij viti.


Në total në vendin tonë BERZH ka qenë pjesëmarrëse me 69 projekte që kapin vlerën e 917 milionë eurove. Portofoli aktual i projekteve që Banka Europiane për Ridërtim dhe Zhvillim ka në plan zbatimi apo prokurimi kap vlerën 544 milionë euro referuar të dhënave zyrtare të kësaj banke.Nga financimi total 28 për qind ka shkuar për energji, 23 për qind për institucione financiare, 15 për industrinë, tregtinë e agrobiznesin dhe 34 për qind për infrastrukturën.


Më të lexuarat