Secondary Adv

Fermeret kunder paketes fiskale, 6 kerkesat per qeverine

Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë të Fruta-Perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar dhe Sindikata e Fermerëve, kundërshtojnë propozimet e paketës fiskale 2022.

 

Shoqatat pohojnë se këto ndryshime vijnë në një kohë kur mbjelljet e fermerëve janë 30% më të ulëta se vjet, për shkak të mospërballimit të kostove. Sipas tyre miratimi i ndryshimeve fiskale do të rëndonte situatën në prodhimet bujqësore.

 

Ndër kërkesat kryesore të shoqatave prodhuese dhe Sindikatës të Fermerëve janë subvencionim direkt për fermerët që kultivojnë perime të freskëta e ngjashme me skemën e 2019 të prodhuesve të qumështit. Shtyrjen në kohë të aplikimit të TVSH në shkallën 10% si kundër është propozuar në paketën fiskale për 2022 për inputet.

 

Barazim në paketën fiskale 2022 të shkallës së TVSH në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtoralë, sepse heqja e TVSH të kreditueshme në blerje dhe 20% TVSH në shitje do të thellojë informalitetin.

 

Prej disa ditësh fermerët e Lushnjës po protestojnë për ndryshimet fiskale të propozuara, pasi sipas tyre do të rrisin kostot e prodhimit.

 

Letra

Situata aktuale në të cilët ndodhet bujqësia, por edhe të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit nuk po na rezulton në nivelin e pritshmërive. Pjesa më e madhe e operatorëve parashikojnë ta mbyllin vitin 2021 me rezultate jo të mira krahasuar me sektorët e tjerë.

 

Gjithashtu krahasuar me planet e tyre të biznesit, me potencialet dhe mundësitë reale që ekzistojnë. Konstatojmë me keqardhje se edhe Paketa Fiskale dhe P/Buxheti 2022 nuk do të garantojnë frenimin e rënies ne disa sektorë, si p.sh. tek Akuakultura, Blegtoria, Tregjet Agro Blegtorale, Agropërpunimi, Agroturizmi, Agropylltaria dhe Mjedisi ne zonat rurale.

 

Gjithashtu nuk do të garantojë as qëndrueshmërinë dhe rritjen në disa sektorë të tjerë, që kanë performuar më mire se Frutat, Perimet, Peshkimi, Agrobiznesi, Bimët Mjekësorë dhe Aromatike, Bletaria si dhe Mikrofinanca.

 

Në gjykimin tonë, disa tregues do të jenë edhe më negative në vitin 2022, pasi vërejmë 30% me pak mbjellje dhe rritje galopante të kostove të prodhimit, si pasojë e krizës globale të rritjes së çmimeve.

 

Nuk është e drejtë që sektori ynë që kontribuon me 20% të PBB dhe ku janë të punësuar 40% e forcës së aftë për punë, të përfitojë vetëm 2% të shpenzimeve të buxhetit.

 

Ne ju kërkojmë që të rishikohet në rritje për vitin 2022 projektbuxhetit për MBZHR dhe projekti për Paketën e re Fiskale të pezullohet deri në përfundim të vlerësimit të situatës, të studimeve dhe konsultimit me grupet e interesit.

 

Propozimet tona bashkëlidhur kësaj letre synojnë që nëpërmjet formalizimit të transaksioneve në sektorin e bujqësisë të rriten jo vetëm shpenzimet buxhetore, por edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit minimalisht në raportin një me dy.

 

KËRKESAT E SHOQATAVE

Subvencionim direkt për fermerët që kultivojnë perime të freskëta në bazë të produktit të hedhur në treg, të justifikuar me fature tatimore, e ngjashme me skemën e aplikuar në 2019 për prodhuesit e qumështit, por pa procedurat burokratike të aplikimit dhe konkurrimit në AZHBR dhe pa limit.

 

Ne vlerësojmë propozimin për ndryshimin e formës së subvencionimit të fermerëve duke zëvendësuar këtë subvencionim indirekt apo kompensimin që deri më tani tregtarët dhe agropërpunuesit ua kane dhëne fermerëve në blerje në masën 6% mbi çmimin e tregut.

 

E vlerësojmë sepse kjo ka qenë një barrë financiare për tregtaret dhe agropërpunuesit, të cilët duhet të kreditonin fermerët nga fondet e tyre për një periudhe kohe që shkonte nga tre muaj deri në një vit, që t’ia merrnin konsumatorit kur shisnin brenda vendit ose të merrnin rimbursimin kur eksportonin.

 

Burimi: Monitor  https://www.monitor.al/sindikata-e-fermereve-kunder-paketes-fiskale-te-mbjellat-kane-rene-me-30-kerkesat-per-te-nxitur-prodhimin-vendas/


Më të lexuarat