Secondary Adv

Ruani kuponin tatimor 30 metra nga vendi i blerjes, ndryshe penalizoheni

Nëse blini ushqime apo ndonjë produk tjetër në supermarket, dyqanet e lagjet e kudo tjetër, bëni kujdes që jo vetëm të merrni kuponin tatimor, por dhe ta mbani ate deri 30 metra pasi të keni dalë nga dyqani.


Udhëzimi i ligjit për procedurat tatimore thotë se “Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë.Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes së parashikuar në këtë nen bëhet nga organet e administratës tatimore të juridiksionit, ku kryhen shkeljet. Ditët e fundit aksioni i antiinformalitet është zhvendosur ndaj personave që nuk ruajnë kuponin tatimor.


Individët të cilët, krahas mallrave të ndryshme (kryesisht ushqimore) nuk kanë qenë të pajisur me kuponin tatimor, të ndaluar nga tatimorët janë detyruar të dorëzojnë kartën e tyre të identitetit, si penalizim deri në pagesën e gjobës. Burime nga Tatimet pohojnë, se kjo është pjesë e procedurës normale të punës, pasi që individi të paguajë gjobën sipas ligjit, nevojitet identifikimi i tyre.


Mosmarrja e kuponit tatimor , sipas nenit 125 të ligjit për Procedurat tatimore, për një individ, blerës gjobitet në masën 1 mijë lekë. Ligji thotë se Blerësi ose përfituesi i shërbimit, duhet ta kërkojë atë në kohën e realizimit të shitjes apo të kryerjes së punimit ose shërbimit. Në të kundërt, në rast kontrolli nga tatimoret, n.q.s nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë./Monitor


Më të lexuarat