Secondary Adv

Doza e trete mund te jete se shpejti kusht per udhetimet brenda BE

Komisioni Europian po shqyrton mundësinë e miratimit të dozës së tretë, praktikisht kjo do të thotë që për të udhëtuar në Europë duhet të kesh marrë të 3 dozat.

 

Sipas ligjit aktual, certifikata Covid për udhëtim brenda Europës zgjat një vit dhe më pas skadon. Me këtë propozim të ri nga Komisioni, përdorimi i certifikatës do të zgjatet përtej verës së vitit 2022.

 

Vlen të theksohet se ditën e enjte, më 18 nëntor, pritet të diskutohet në Parlamentin Europian ndryshimet që do të bëhen në lidhje me Certifikatën Digjitale Europiane Covid-19.

 

Komisioni për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme do të diskutojë me Komisionin zbatimin e certifikatës digjitale Covid-19 në shtetet anëtare të BE, si dhe ndryshimet e fundit në vende si Austria dhe Franca në lidhje me vlefshmërinë e certifikatave të vaksinimit, dhe ndikimin e ndryshimeve në lirinë e lëvizjes.

 

Kujtojmë se  rregullorja e BE-së për certifikatën digjitale COVID hyri në fuqi më 1 korrik 2021. Qytetarët dhe banorët e BE mund të marrin dhe verifikojnë certifikatat e tyre digjitale COVID në të gjithë BE-në përmes platformës së dedikuar në çdo vend./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat