DPT rikujton bizneset, afat deri ne fund te dhjetorit per fiskalizimin
DPT ka bërë me dije se numri i tatimpaguesve të Fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total nga 1 Janari e deri më tani është 49,839.
Nga kjo shifër, fatura nÑ‘ total tÑ‘ lÑ‘shuara nga Biznesi i Madh janë 18,081, ndërsa nga Biznesi i VogÑ‘l – 31,374. Administrata Tatimore kërkon të rikujtojë se subjektet kanë afat deri në fund të Dhjetorit për të përmbyllur me sukses procesin e Fiskalizimit.
DPT, inkurajojon të gjithë tatimpaguesit që ende nuk kanë nisur Fiskalizimin, të aplikojnë fillimisht për marrjen e certifikatës elektronike, që është një dokument elektronik, i lëshuar nga AKSHI, pas aplikimit në portalin e-Albania.
Tatimpaguesit kanë mundësi për të fiskalizuar faturat e tyre, përmes përdorimit të platformës së Administratës Tatimore, Self-Care ose implementimit të një zgjidhje softëarike.
Subjektet që lëshojnë fatura për transaksionet me para në dorë, sipas nenit 22 të ligjit të Fiskalizimit mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e Fiskalizimit duke përdorur platformën Self-Care pa pagese, nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:
Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar.
Kanë përgjegjësi tatimore të tatimit të thjeshtësuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
Kanë statusin ligjor “Person Fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”./Burimi: SCAN