Secondary Adv

Delta perben 99 per qind te rasteve me Covid sipas OBSH

Varianti Delta, i zbuluar për herë të parë në Indi në më pak se 1 vit më parë, përbën tashmë 99% të rasteve me Covid-19 në botë sipas OBSH.

 

Thuajse të gjithë prej 900,000 rastesh me Covid të renditura genetikisht në të gjithë botën në 60 ditët e fundit, kanë origjinën tek varianti Delta, sipas Maria Van Kekhove, lideres teknike të OBSH për Covid.

 

Komentet e saj vijnë përballë rritjes së rasteve me Covid në botë, nxitur nga fuqizimi i vatrave në Europë. Kontinenti përbënte për rreth 60% të mbi 3.3 milionë raste të reja në botë në javën e kaluar. “Delta është me të vërtetë mbizotëruesi.

 

Dhe ka 2 variante të interesit, Mu dhe Lambda, që keni gjurmuar gjithashtu, por gjithsesi, aty ku delta është prezent, ai mbizotëron”- tha Maria Van Kherkove.  Shefja tenknike e OBSH tha se Europa përfaqëson mbi gjysmën e 50,000 vdekje botërore në javën e kaluar, në rritje me 5%.

 

Sipas saj, rastet me covid në botë janë rritur në 4 javët e fundit radhazi. Van Kherkove thotë se rënia e përdorimit të maskave dhe mosrespektimi i distancimit social, po shkaktojnë rritjen e fundit të infeksioneve në Europë.

 

Disa vende në Europë po mbajnë barrën më të madhe. Gjermania ka shënuar një rekord të mesatares 7-ditore prej 39,300 rastesh të reja ditë ne Hënë, në rritje me mbi 40% nga java e kaluar. Britania ndoqi me një mesatare prej mbi 38,500, në rritje me 13% nga java e kaluar./Burimi: Scan


Më të lexuarat