Secondary Adv

Shqiperia tashme prodhon per Mercedes Benz

Në kuadër të promovimit të investimeve të huaja në vend, industrive të reja që po afrohen në  tregun shqiptar, por edhe në vazhdën e nismës kundër informalitetit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, zhvilloi të premten një vizitë në kompaninë gjermane Forschner.

 


Si një vend në zhvillim ne gjetëm një ambjent të mirë për të investuar. Kjo është ajo që  na thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë, “Forschner”  Werner Gnoth. Ai krahas klimës së biznesit dhe politikës fiskale vlerëson moshën e re të punonjësve."Hera ime e parë në Shqipëri ishte viti 2014 ku vura re moshë të re të shqiptarëve me vitalitet por edhe të motivuar për të punuar. Kështu që menjëherë mendova që Shqipëria me moshë kaq të re ishte një vend i mirë për të investuar.


Gjithashtu duhet të theksoj që kemi gjetur mbështetje nga ana e Minsitrisë së Ekonomisë dhe e ministrit me të cilin jam takuar në konferencën e Berlinit. Si një vend në Zhvillim ne gjetëm një ambjent të mirë për të investuar", shprehet Werner Gnoth.Gjatë një vizite në këtë kompani Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, u shpreh, se prania e kësaj kompanie është një ogur i mirë për vendin, por dhe një “rrugë e hapur” për të gjitë ata sipërmarrës të huaj që duan të investojnë në vendin tonë. Kompania e njohur gjermane “Forschner” është e specializuar në prodhimin e pajisjeve elektrike dhe një nga klientët kryesorë të saj është kompanitë gjigande të makinave “Mercedes Benz”.

 


Aktualisht filiali i kësaj kompanie është ngritur në Vaqarr, ku dhe janë punësuar rreth 70 vetë, ndërsa synimi është të punosohen mbi 350 punonjës. Kjo kompani ushtron aktivitetin e saj në industrinë auto-motive, degë e sektorit të manifakturës. Produkti kryesor i kompanisë janë sistemet kabllore dhe pjesët e makinave për automojete dhe autobusë, të cilët eksportohen në tregun europian, kryesisht në Çeki. Vlera e investimit sipas biznesplanit të kësaj kompanie për në vendin tonë është parashikuar të kapë vlerën e 300 mijë euro.


Më të lexuarat