Secondary Adv

Kosova pritet te vendose masa ndaj disa produkteve Serbe

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka paralajmëruar se do ndërmarrë masa ndaj disa produkteve që importohen nga Serbia në territorin e Kosovës.

 

Sipas saj, këtë vit ka rritje të importit nga Serbia, ndaj ka thënë se janë duke u dëmtuar prodhuesit vendorë. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka mbajtur konferencë për medie për të informuar rreth zhvillimeve dhe aktiviteteve të fundit të ndërmarra nga MINT për mbrojtjen e tregut vendor, në veçanti të prodhuesve vendorë nga importet.

 

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ka ligj që moti por nuk ka pasur zbatim, për t’i mbrojtur prodhuesit tanë nga Serbia. Ai ka thënë se Ligji zbatohet për masat mbrojtëse për prodhuesit vendor, kur ka rritje enorme të importit.

 

“Produktet e importuara në territorin e Kosovës kanë rritje enorme dhe po i dëmton prodhuesit vendor. Si përfundim sipas departamentit të tregtisë, tregohet se ka rritje të importit nga Serbia për dallim nga viti i kaluar.

 

Eksporti i Kosovës është vetëm 1% në vitin 2020 dhe tash 2021. Ne do të marrim masa ndaj produkteve konditorike siç janë biskotat dhe ëmbëlsirat që prodhohen nga Serbia sepse këto produkte kanë pasur rritje enorme të importit.

 

Ne do t’i shikojmë evidencat e pastaj do të vendosim për masat”, ka thënë ajo. Hajdari është shprehur se këto produkte, të importuara nga Serbia po u shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendor.

 

“Kemi vërejtur që së fundi ka një import të shtuar nga tregu i Serbisë dhe kryesisht janë rritje të disa produkteve konditorike. Ne kemi marr vendimin për hapjen e hetimeve për importin e produkteve konditorike, ëmbëlsirave dhe biskotave, të importuara nga Serbia.

 

Ky vendim vjen pas vendimit të Departamentit të Tregtisë dhe rekomandimeve nga Komisioni për Vlerësimin e Masave për Importe. Në bazë të analizave preliminare, produktet e importuara nga ky shtet janë rritur në sasi të rritur dhe në kushte të tilla po shkaktojnë ose kërcënojnë t’i shkaktojnë dëm serioz prodhuesve vendës”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/kosova-paralajmeron-masa-ndaj-disa-produkteve-nga-serbia/


Më të lexuarat