Secondary Adv

Zyrat e Punes do ristrukturohen, shteti do financoje trajnimet

Zyrat e Punës kanë qenë sot në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ato janë pasive, e për pasojë ka paralajmëruar një ristrukturim të tyre.

 

Në prezantimin e paketës fiskale, Rama tha se tashmë bizneset e vogla do të paguhen për trajnimin e punonjësve të tyre, e ndërsa zbuloi edhe skemën se si do t'i përfitojnë këto fonde.

 

"Kemi vendosur një buxhet që do duhet të organizohet me biznesin, duke ia dhënë biznesin, dhe duke e përdorur fuqinë tërheqëse të biznesit për të identifikuar njerëzit dhe për t'i sjellë ata drejt vendit të punës.

 

Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjencia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin", tha Rama.

 

Ndërkohë Rama ka zbuluar një skemë bashkëpunimi që do të ketë mes qeverisë dhe bizneseve për të gjithë ata persona që janë me ndihmë ekonomike.

 

Sipas Ramës nëse një person me ndihmë ekonomike do të punësohet nga një biznes dhe do të marrë një pagë minimale 320 mijë lekë, qeveria do të paguajë një vlerë aq sa është ndihma ekonomike ndërsa pjesa tjetër e pagës minimale do të paguhet nga biznesi që ka ofruar punën.

 

“Po punojmë për një skemë bashkëpunimi me biznesin. Por është ende herët. Duam të ndërlidhim biznesin e vogël dhe pse jo të madhin me ndihmë ekonomike për të punësuar njerëz në ndihmë ekonomike.

 

Duke i kaluar si pjesë të pagës ndihmë ekonomike. Një pagë minimale 320 mijë lekë një pjesë e pagës që janë me ndihmë ekonomike e paguajmë ne dhe pjesën tjetër e paguan biznesi.

 

Kjo është mënyra më e mirë për të stimuluar të dyja palët. Edhe hapje të vendeve të punës dhe marrjen në punë të njerëzve në nevojë dhe atyre për të dalë nga ndihma ekonomike për të mbajtur frymën gjallë.

 

Më të rinjtë në familjet në ndihmë ekonomike, pjesa e tyre mund të kthehen në gjeneratorë të të ardhurave. Deri sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Minimumin, por me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë. Është një stimul."- tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat