Secondary Adv

Shqiperia rriti importet nga Kina, 10 mld leke me shume se ne 2020

Në 10 muajt e parë të 2021, Shqipëria ka importuar nga Kina mallra me vlerë 53 miliardë lekë, duke u rritur me 10 mld lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2020.

 

Referuar shifrave të Instat, këtë vit Shqipëria ka importuar më shumë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi, në vlerë 24.7 miliardë lekë (rreth 4 miliardë më shumë) dhe produkte kimike e plastike me vlerë 7.3 miliardë lekë (3 miliardë më shumë). Po ashtu, rritje ka njohur edhe importi nga grupmallrat tekstile e këpucë që këtë vit është në nivelin e 9.6 miliardë lekëve./Burimi: Scan


Më të lexuarat