Secondary Adv

Ndryshojne fondet per institucionet, buxhetit i shtohen 1.7 mld leke

Pas javësh diskutimesh zë për zë, Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektbuxhetin 2022 i cili tashmë do t'i kalojë seancës plenare.

 

Nga projekti fillestar Komisioni i Ekonomisë ka bërë ndryshime dhe ka shtuar fonde për dhjetëra institucione. Në total shpenzimet shtesë arrijnë në 1.687 miliardë lekë.

 

Ndryshimet më të rëndësihme

MIE: Shton 49 milionë lekë për mbështetjen e burimeve natyrore

TURIZMI: 20 mln lekë për pagat tek pyjet.

 

140 milionë lekë për Kuvendin

Gjykata Kushtetuese 15 mln lekë më shumë

Pr/buxheti i prokurorisë së përgjithshme shtesë të numri të punonjësve për OPGJ prej 30 punonjësish.

 

- Shkolla e magjistraturës kërkesë për të riparo buxhetin e vitit 2022, në gjysmën e vitit që vjen për të llogaritur të gjitha nevojat e tyre për paga, pasi tani nuk janë në gjendje për një vlerë të saktë. Kërkohet fondi për ndërtimin e shkollës së magjistraturës në vlerën 576 milionë lekë.

 

- KLGJ  130 mln lek për dispozicion digjitalizimin

- KLP nuk kemi asnjë kërkesë për fonde shtesë. 

- Kolegji i Posaçëm i Apelimit propozohet shtesë 30 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore, pasi fondi i parashikuar është i pamjaftueshëm.

 

- Komisioni i Pavarur i kualifikimit propozohet shtesë fondesh 35 milionë lekë për paga dhe kontribute, 

-Komisionerët asnjë kërkesë për fonde shtesë.

- Inspektori i lartë të drejtësisë asnjë kërkesë për fonde shtesë.

 

- Pr/buxheti i strukturës së posaçme antikorrupsion shtesë në zërin e mallrave dhe shërbimeve 20 milionë lekë të cilat do të përdoren nga byroja kombëtare e hetimit, dhe 10 milionë lekë për investime.

 

- Institucioni i Presidentit, 10 milionë lekë për digjitalizim

- Komisioni qendror i zgjedhjeve propozohet 150 milionë lekë shtesë për rinovimin e dhomës së serverave, pajisjeve informatike, dhe shtesë fondi 9 milionë lekë për shpenzime korrente për procesin zgjedhor.

 

- Avokati i popullit shtesë në vlerën 3 milionë lekë për paga dhe sigurime shoqërore shtohet 1 punonjës.

- Komisioneri për të drejtën e informimit akordim fondi shtesë për 2022 shtohen 5.5 milionë lekë për regjistrin elektronik të thirrjeve të pakërkuara.

 

- Komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil shtesë në strukturë me 2 punonjës.

- Autoriteti i dosjeve dhe ish sigurimit të shtetit, shtesë në investimet e huaja 77 milionë lekë

 

- Institucioni i krimeve dhe pasojave të komunizmit shtesa 5 milionë lekë për paga dhe sigurime.

- Komisioni i Prokurimit Publik shtesë për projektin e dixhitalizimin e ankesave në vlerën 24 milionë lekë.

- 20 mln lekë  për akademinë e shkencave

 

- 10 mln lekë për kinematografinë

Agjencia për Bashkëqeverisjen do ketë 30 personel dhe 30 milionë lekë 

200 milionë lekë për partitë politike./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat