Hekurudha Durres-Prishtine nje prej marreveshjeve qe firmoset sot
Ka nisur në Elbasan mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014.
15 marrëveshje pritet të firmosen sot mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë gjatë mbledhjes së përbashkët që do të zhvillohet në Elbasan. Kryeministri Rama tha se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizbiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
"Bashkëpunimi për jetësimit të integrimit në BE për të kualifikuar projekte të financuara nga plani i investimeve të BE për projektet që prekin të dy vendet.
Pas nisjes punës për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës tashmë kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për hekurudhën Durrës-Prishtinë.
Eshtë ëndërr e kahershme, sot ne jemi më të lehtësuar se hedhim një hap konkret dhe nga ana tjetër jemi të bindur se në varësi të cilësisë së këtij studimi do të prezantojmë bashkërisht këtë projekt për të aksesuar fonde nga plani evropian i investimeve", tha Rama./Burimi: Shqiptarja.com