Nuk do kete me kontrolle ne kufi, vendoset sistem kamerash
Ministri i Brendshëm tha gjatë mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive se në 28 nëntor, nuk do të ketë asnjë pengesë apo kontroll në dy anët e kufirit.
Nga ana tjetër ministri Çuçi, tha po ashtu se do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa plan ndalimi. ‘Kemi sjellë një paketë që ka krijuar një mjedis tjetër, pa pasur nevojë për burokracira shtesë.
Nuk është pjesë e marrëveshjes, por me kërkesa të dy kryeministrave, kemi marrë masat dhe nuk do të presim sezonin e verës për të lehtësuar qarkullimin. Do të vendosim një sistem kamerash në kufi dhe qarkullimi do të bëhet pa ndalim.
Çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë të ndalohet fare në kufi. Kemi bërë edhe planin e punës dhe do të jetë shumë më shpejt se fillimi i sezonit.
Në dy anët e kufirit të mos ketë kontrolle në periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa kombëtare 28 Nëntorit. Jemi në rrugë të mbarë për të krijuar një lehtësi qarkullimi,” u shpreh Çuçi./Burimi: Shqiptarja.com