Secondary Adv

Europa dhe bota ne alarm nga varianti i ri i Covid

Një frikë e madhe është përhapur në të gjithë Evropën, teksa Italia ka njoftuar sot mbylljen e kufijve. 

 

Një variant i ri i koronavirusit me 32 mutacione Botsvana po shkakton alarm global. Italia ka njoftuar ndalim fluturimesh për Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibi dhe Swaziland. Ky vendim i Italisë vjen pas atij të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

 

Në shenjë të alarmit në rritje, BE propozoi sot ndalimin e udhëtimeve nga Afrika Jugore. Ky variant konsiderohet se ka pësuar më së shumti mutacione, në krahasim me të gjitha variantet tjera.

 

Këto janë ditët e para të identifikimit të këtij varianti, mirëpo ka mundësi që ai të përhapet edhe më shumë. 

 

Deri më tani OBSH ka njoftuar se është duke monitoruar këtë variant dhe për këtë arsye do të mbajë një takim urgjent më 26 nëntor, për të diskutuar se çfarë nënkupton kjo situatë për pandeminë dhe vaksinat.

 

Çfarë dimë për këtë variant?

Varianti i quajtur B.1.1.529, ka mundësi që do të marrë emër grek – sikurse variantet Alfa dhe Delta – nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

 

Ky variant është thënë se ka pësuar shumë mutacione, rreth 50 të tilla dhe më shumë se 30 janë në proteinën e virusit, e cila është shënjestër e shumicës së vaksinave dhe konsiderohet çelës përmes së cilit virusi depërton në trupin tonë.

 

Një nivel i tillë i mutacioneve mund të ketë ardhur nga një pacient i vetëm që nuk ka arritur të mposhtë virusin. Deri më tani janë konfirmuar 77 raste me variantin e ri në provincën Gauteng në Afrikën e Jugut, 4 raste në Bostvana dhe 1 në Hong Kong, i cili ka mundësi të jetë i lidhur me udhëtim nga Afrika e Jugut.

 

Shifra ditore e të infektuarve në këtë vend më 26 nëntor ka qenë 2,465 në krahasim me rreth 300 javën e kaluar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat