Secondary Adv

Miratohen bursat dixhitale per kriptomonedhat ne Shqiperi: Publikohet vendimi

Këshilli i Ministrave ka miratuar procedurat që do ndiqen për licencimin e subjekteve që do veprojnë si bursa digjitale në vend.

 

Në këtë mënyrën investimet në kriptomonedha nuk do bëhen më vetëm nga tregjet ndërkombëtare, por nga sistemi financiar shqiptar. Ndërsa aktualisht investimet në monedhat virtuale bëhen vetëm nëpërmjet tregjeve të sofistikuara ndërkombëtare, duket se së shpejti shqiptarët do të mund ta bëjnë këtë brenda territorit të vendit.

 

Vendimi i ka për qëllim përcaktimin e rregullave e të procedurave të detajuara të licencimit, llojit të dokumenteve provuese, mënyrës së shqyrtimit e të vlerësimit të dokumenteve, rregullave të brendshme të funksionimit, si dhe rregullave të detajuara për listimin e tregtimin e tokenëve digjitalë/monedhave virtuale, për subjektet që ushtrojnë ose kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë si bursë DLT.

 

Bursë e decentralizuar DLT është bursa që përdor teknologjinë DLT, ku çelësi privat për të aksesuar tokenin/ët digjitalë dhe/ose monedhat virtuale, të cilat janë subjekt i transaksioneve në këtë bursë, mbahet nga vetë përdoruesit e bursës.

 

Vendimi përcakton se autoritetet përgjegjëse lëshojnë licencën si bursë DLT për të gjitha subjektet që përmbushin kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta të përcaktuara në ligj dhe këtë rregullore, sipas tre kategorive:

 

a) licenca e kategorisë “A”, ku mund të tregtohen vetëm tokenë digjitalë shërbimesh, tokenë digjitalë asetesh dhe tokenë digjitalë pagesash,;

b) licenca e kategorisë “B”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategorinë “A”, mund të tregtohet gjithashtu para FIAT dhe monedha virtuale,

c) licenca e kategorisë “C”, ku krahas veprimtarisë së lejuar për kategoritë “A” dhe “B”, mund të tregtohen gjithashtu, edhe tokenë digjitalë të titujve./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat