Referendumi ne Zvicer: Qytetaret pro pasaportes se gjelber
Në Zvicër u zhvillua dje, 28 nëntor, një referendum, ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre, nëse janë pro, ose kundër certifikatës së vaksinimit.
Sipas rezultateve të referendumit, më shumë se 60% të qytetarëve zvicerianë i kanë thënë po vaksinimit kundër Covid dhe green pass-it. Në mes të valës së pestë të pandemisë së koronavirusit, zviceranët miratuan planin e qeverisë për menaxhimin e pandemisë, duke autorizuar qeverinë të vazhdojë marrjen e masave shtesë për ndalimin e rasteve të reja. Të gjitha partitë politike, me përjashtim të partisë populiste të qendrës së djathtë, Unioni Demokratik i Qendrës (UDC), partia më e madhe në parlamentin federal, e mbështesin projektligjin.
Referendumi vjen në një kohë kur varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe është përshkruar si një "shqetësim" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, po e vë edhe një herë planetin në alarm. Në të njëjtën kohë, në Zvicër, si në vendet e tjera evropiane, ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve që nga mesi i tetorit për shkak të variantit Delta.
Kjo është hera e dytë në gjashtë muaj që zviceranët thirren në një referendum për të miratuar legjislacionin e menaxhimit të Covid-19. Në qershor, qytetarët kishin 60% përkrahje të legjislacionit të atëhershëm. Në Zvicër 2/3 e popullsisë janë të vaksinuar me të dyja dozat e kundër Covid-19, shifër kjo e cila është më e ulëta në Evropën Perëndimore./ Burimi: Ora News