Secondary Adv

Gjobiten 98 karburante per shkelje

98 subjekte janë ndëshkuar nga Inspektoriati Qëndror Teknik gjatë muajit gusht pasi tregtonin karburant në kundërshtim me ligjin. Ato janë gjobitur me një vlerë totale prej 74.1 mln lekësh, të publikuara nga Inspektoriati pas kontrolleve të ushtruara në qytete të ndryshme të Shqipërisë.


Mbi 40 pika karburanti rezultuan se mbushnin bombola me gaz të lëngshëm për përdorim familjar në pikat e autogazit në kundërshtim me ligjin, duke u ndëshkuar me 500 mijë deri në 1.5 mln lekë gjobë. Ndërsa në 3 subjekte të tjera u gjetën probleme me cilësinë pasi tragtonin karburant jashtë standardeve respektivisht sa i përket pikës së flakërimit dhe përmbajtjes së squfurit jashtë normave.


Mungesa e dokumentacionit të plotë e përcaktuar në ligj ka çuar në ndëshkimin edhe të dhjetra subjekteve të tjera për të cilat u morr masa e bllokimit të aktivitetit tregtar deri në plotësimin e këtij dokumentacioni. Por këto masa administrative u shtohen masave të tjera të marra nga Inspektoriati Qëndror Teknik gjatë kontrolleve të ushtruara më parë sa i përket cilësisë, shuma e të cilave vazhdon të mos arkëtohet për shkak të ngërcit që has në sistemin gjyqësor. Per te shikuar listen e plote te subjekteve te gjobitura klikoni ketu.


Më të lexuarat