ARRSH njofton: Policia do ndaloje mjetet pa goma dimri dhe zinxhire
Reshjet e borës që kanë nisur këto ditë në Veri dhe Juglindje të vendit janë bërë shkak për veshtirësi në qarrkullimin e mjeteve.
ARRSH kërkoi që drejtuesit e mjeteve të pajisën me goma dimërore dhe zinxhirë pasi pritet që intensiteti i rreshjeve të rritet sot dhe në vazhdim sipas parashikimeve të motit.
Kjo do të sillte shmangien e problematikave teksa Autoriteti ben me dije se ata që nuk kanë keto kushte do të ndalohen të kalojnë nga patrullat e policisë. “Apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve:
Nisur nga parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim, të cilat do jenë me reshje shiu dhe dëbore i bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në të gjitha ato akse rrugore ku ka prezencë të dëborës, pasi nuk do të lejohet të kalojnë nga patrullat e Policisë Rrugore.
Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore” thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ky paralajmerim vjen në kushtet kur sot priet të ketë reshje bore në disa rajone në vend që janë edhe me fluks të lartë lëvizjeje për shkak se një pjesë e qyetarëve u janë drejtuar këtyre zonave për qëndrime disa ditore turistike.
Fluksi mbetet I lartë sidomos në rajonin Pogradec, Korçë dhe rrethinat e saj me pika si Dardha dhe Voskopoja. Ndërkohë që edhe në Valbonë në Veri ka pasur lëvizje.
Situata me motin u bë problematike që prej të dielës kur vendi u përfshi nga reshje shiu të shumta që përgjatë akseve nga Përrenjasi në Xibrakë krijoi problematikë të theksuar me rreshqitjen e gurëve. Ekipet e mirëmbajtjes mungonin dhe jo pak automjete hasën vështirësi me qarrkullimin si dhe incidente të vogla.
Të hënën duket se në rrugë janë mobilizuar edhe kompanitë e mirëmbajtjes duke nisur largimin e dëborës nga rruga në akset problematikë si në Valbonë në Veri apo Korçë- Boboshticë dhe Dardhë në Juglindje ndërkohë që puna vijon edhe sot sipas nevojës në akse të ndryshme.
“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore” njoftoi ARRSH.