Secondary Adv

Garancia sovrane per biznesin nuk falet, cfare ndodh nese nuk shlyhet

Kompanitë që kanë përfituar nga garancia sovrane 26 mld lekë e dhënë për pandeminë nuk do të mund ti shmangen pagesës së detyrimeve.

 

Qeveria ka propozuar ndryshimin e ligjit për huamarrjen ku saktësohet se në rast të mungesës së fondeve të për shlyer detyrimin, Ministria e Financave reagon duke marrë në administrim asetet.

 

Me këtë rast autoriteti që ka borxh i dërgon të dhënat Financave e cila vepron duke shlyer faturat e prapambetura. Ndryshe nga ligji ekzistues i menaxhimit të borxhit në të do të përfshihet dhe pushteti vendor, duke i hapur rrugën sekuestrimit të ujësjellësave apo ndërmarrjeve të tjera.

 

Në këtë rast bëhet fjalë për realizimin e projekteve që janë të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Më herët ka qenë kryeministri që ka ngritur shqetësimin për administrimin e keq dhe detyrime të pashlyera.

 

Tashmë për të rregulluar marrëdhëniet mes institucioneve apo kompanive shtetërore por edhe kur ato kanë hua të palëve të treta do të jetë Ministria e Financave ajo që do të ketë rolin rregullator.

 

Pas shlyerjes së detyrimeve  institucioni qëndror vepron me marrjen në administrim. Duket se në këtë mënyrë i hapet rruga heqjes së të drejtave të pushtetit vendor kur nuk ka aftësi paguese.

 

Drafti i paraqitur për konsultim publikik parashikon të veprojë për të rregulluar jo vetëm rastet që do të konstatohen në të ardhmen por dhe situatën aktuale./Burimi: Oranews.tv


Më të lexuarat