Ndërsa skemat e pensioneve private mbeten në nivele modeste, AMF ka përgatitur një seri ndryshimesh ligjore që synojnë nxitjen e qytetarëve t’i drejtohen këtyre fondeve.
Projektligji tashmë është në fazën e konsultimit publik, dhe parashikon përmirësime në të gjithë elementët e funksionimit të tyre.
Garantimi i sigurisë së aseteve të fondit përmes kërkesave më strikte lidhur me forcimin e funksionit të administrimit të rrezikut si dhe kërkesave për ruajtjen dhe veÒ«imin e aseteve të fondit, është një prej synimeve kryesore të projektligjit, ashtu si dhe diversifikimi i portofolit nëpërmjet rishikimit të politikës së investimeve.
Disa nene të draftit parashikojnë rritjen e kërkesave për transparencë dhe sigurimin e informacionit për anëtarët e fondit. Po ashtu, qëllim në vetvete është nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale për anëtarët dhe përfituesit e fondit.
Synohet gjithashtu, nxitja e qëndrueshmërisë dhe mirëqeverisjes së shoqërive administruese të fondit të pensionit duke parashikuar rregulla të reja mbi qeverisjen, si krijimin e strukturave të kontrollit të brendshëm, përputhshmërisë, administrimit të rrezikut, vetvlerësimit të rrezikut të shoqërisë sipas evropiane;
si dhe rregullimi i veprimtarisë ndërkufitare të shoqërive administruese, duke parashikuar themelimin e degës ose ushtrimin e veprimtarisë drejtpërsëdrejti nga vendi i origjinës nëpërmjet njohjes nga ana e Autoritetit./Burimi: SCAN