Secondary Adv

Bashkite rimarrin veten, kryesojne te ardhurat nga ndertimet

Bashkitë e kanë rimarrë veten këtë vit, pas periudhës së vështirë në 2020, për shkak të pandemisë ku mbledhja e një sërë taksash dhe tarifash vendore u pezullua.

 

Por cilat janë taksat dhe tarifat që mbajnë “gjallë” bashkitë, duke u krijuar të ardhura të mira dhe mundësi për investime? Sipas Ministrisë së Financave, nga pikëpamja strukturore, 3 lloje të taksave dhe tarifave vendore sigurojnë 84% të të ardhurave të mbledhura nga 61 bashkitë duke përbërë burimin kryesor të financimit të  politikave në nivel vendor.

 

Kështu,“Taksa e ndikimit në infrastrukturë” jep kontribut total me 34%, “Taksa mbi  ndërtesat” me 18% dhe “Tarifa pastrimi e higjiene” me 16% apo zëri “Taksa të tjera” me 15%.

 

Referuar zërave specifik, për periudhën Janar-Shtator 2021, me rritjen më të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë  të një viti më parë rezulton “Taksa e fjetjes në hotel”, me një kapërcim prej rreth 84%.

 

Kjo rritje konfirmon edhe rigjenerimin e ekonomisë gjatë këtij viti,  për shkak të heqjes së kufizimeve të cilat patën impakt të drejtpërdrejt në hapjen e bizneseve.

 

Rritja e numrit të turistëve këtë vit është shoqëruar më rritjen e të ardhurave të mbledhura nga pushteti vendor nga kjo taksë ku rezulton se, qytetet që kanë pasur të ardhurat me te larta nga kjo taksë janë Tiranë, Elbasan, Shkodër, Korçë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Vlorë, dhe Sarandë.

 

Por pavarësisht të ardhurave të veta, e pushteti vendor çdo vit mbështetet përmes transfertës së pakushtëzuar nga buxheti i shtetit, që për 2022 është 26.8 miliardë lekë.

 

Kjo edhe për arsyen se jo të gjitha bashkitë kanë mundësi të krijojnë të ardhur atë mjaftueshme, gjë që varet nga numri i banorëve, bizneseve si dhe sipërfaqja./Burimi: SCAN


Më të lexuarat