Secondary Adv

Cmimet e apartamenteve 73 per qind me te larta se ne 2005

Çmimi mesatar i 1 metri katror në Tiranë në fund të shtatorit arriti në 1,121 euro/metër katror, sipas indeksit të Keydata Albania, publikuar nga Çelësi Media Group.

 

Tremujori i tretë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve për zonën e ish bllokut me 3% në raport me 3 mujorin e dytë të vitit, brenda Unazës të vogël 3% dhe jashtë Unazës të vogël 0,5%.

 

Çmimet e apartamenteve për 3 ndarjet e zonave sipas indeksit “Keydata” në 3-mujorin e tretë janë 1,71% më të larta se tremujori i dytë (çmimet mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në raport janë paraqitur për 11 zona administrative në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së vogël).

 

Në krahasim me 2005, viti më i hershëm kur ka filluar llogaritja, rritja e çmimeve është rreth 73% më shumë. Rritja e çmimeve ka filluar që në 3-mujorin e tretë të 2020 deri në 3-mujorin e tretë të 2021.

 

Si bazë krahasuese për të gjitha periudhat e përfshira në vlerësim, ekspertët e Keydata kanë përcaktuar 2005 si një periudhë që plotëson kriteret dhe kushtet e një momenti të qëndrueshëm për tregun e pronave të paluajtshme. Vlera e indeksit për 2005 është caktuar 100.

 

Nga tremujori i dytë 2021 deri në tremujorin e tretë 2021, çmimi real i shitjes së apartamenteve në Tiranë është rritur me 0.63%. Inflacioni kumulativ për tremujorët 2020-2021 përllogaritet në 11.6%.

 

Rënie në indeks vërehet nga tremujori i parë në tremujorin e dytë 2020, një rënie me 2.37% në indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve në Tiranë.

 

Në raportin e indeksit janë paraqitur çmimet mesatare reale dhe mediane të shitjes së apartamenteve në Tiranë për 11 zona administrative në 3 ndarje të mëdha zonale: brenda Unazës së vogël, Bllok dhe jashtë Unazës së vogël.

 

Nga tremujori i parë 2021 deri në tremujorin e tretë 2021, niveli i çmimeve mesatare reale në Tiranë ka lëvizur brenda intervalit 1,030 €/m2 – 1,121 €/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 984 në 1,013 €/m2.

 

Në tremujorin e tretë 2021, çmimet mesatare dhe mediane përllogariten në 1,121 €/m2 dhe 1,012 €/m2, respektivisht. Krahasimisht me tremujorin e dytë 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në Tiranë janë rritur me 1.71%, ndërsa çmimet mediane janë ulur me 0.32%.

 

Tendenca rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së vogël vihet re në tremujorin e tretë 2021. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,212 €/m2; çmimi median përllogaritet në 1,152 €/m2. Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 3.22% dhe çmimet mediane me 3.83%.’ 

 

Një rënie e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2020, 13.7%, shoqëruar më pas me një rritje me të madhe me 20.7% krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 3.2 % nga tremujori i 4 i 2020 në tremujorin e parë 2021 shoqëruar më pas me një rritje me 6.2% dhe sërisht një rënie me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021.

 

Përsa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të tretë 2021, mesatarisht një apartament në zonën e bllokut shitet në vlerën 1,626 €/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 1,554 €/m2.

 

Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e dytë 2021 janë rritur me 2.9% ndërsa çmimet mediane janë rritur me 7.66%. Tremujori i dytë 2021 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë.

 

Òªmimet reale mesatare përllogariten në 1,039 €/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 977 €/m2, duke pësuar një rritje me 0.51 % dhe 2.36% krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/indeksi-i-keydata-deri-ne-shtator-cmimet-e-apartamenteve-ne-tirane-jane-shtrenjtuar-73-ne-raport-me-2005-n-rritja-u-pershpejtua-ne-2021/


Më të lexuarat