Secondary Adv

Mblidhet sot Komiteti i Eksperteve, cfare do ndodhe me masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme për të bërë një analizë të situatës së COVID në vend, mbledhje që vjen pas më shumë se një muaji mungesë.

 

Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet në orën 14:00, në një kohë kur varianti Omicron i COVID po alarmon Europën dhe botën, duke u përhapur me shpejtësi në gjithnjë e më shumë vende. Nuk dihet ende nëse do të ketë shtrëngim të masave kufizuese.

 

Mbledhja e fundit e Komitetit Teknik të Ekspertëve u zhvillua më 22 tetor, ku u vendos vaksinimi me dozë të tretë për personat mbi 60 vjeç, vaksinimi i fëmijëve mbi 16 vjeç dhe i atyre mbi 12 vjeç me sëmundje kronike.

 

Kryeministri Edi Rama i bëri apel sot qytetarëve që të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur në një kohë kur kemi përballë stinën e dimrit dhe variantin Omicron.

 

Masat  anti-COVID që janë në fuqi:

-  Ora policore nga 23:00-06:00.

-  Qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

 

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. 

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve. 

 

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. 

Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. 

 

- Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. 

 

- Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik. 

 

- Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave

- Vetëm 30% e kapaciteteve për spektatorë në aktivitete sportive e kulturore./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat