Secondary Adv

MSH rekomandon dozen e trete per te rinjte

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton që të gjithë personat që janë mbi 18 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

 

Doza e tretë e vaksinës anti COVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.

 

"Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë", shkruan Ministria në Facebook.

 

Kujtojmë se nga 1 nëntori, dozën e tretë në vendin tonë mund ta bënte çdo qytetar mbi 60 vjeç. Po ashtu, doza e tretë rekomandohej edhe për persona me imunitet të kompromentuar./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat