Secondary Adv

Komisionet e transfertave ne euro do ulen, BSH vendos tavan

Për herë të parë në Shqipëri do të vendoset tavan për komisionet e transfertave bankare në euro.

 

Ky propozim është pjesë e një projekt-rregulloreje që ka hartuar Banka e Shqipërisë, e cila në rast se miratohet do të ulë ndjeshëm komisionet që paguajnë qytetarët kur transferojnë para jashtë vendit, duke vendosur një tavan maksimal për vlerën e komisioneve.

 

Sipas kësaj projekt-rregulloreje totali maksimal i komisioneve që mund të aplikohen nga bankat për transfertat në euro nuk do të jetë më shumë se 50 euro, përpos shumës.

 

Aktualisht në vend, për të kryer një transfertë deri në 2000 euro komisioni shkon deri në 77 euro ose dhe më shumë, si dhe zgjasin në kohë. Ka edhe transferta në pika të tjera që shkojnë deri në 235 euro për transfertë deri në 7000 euro.

 

Konkretisht për transfertat me vlerë 10 mijë euro, komisioni që do të paguhet do të jetë 0.2% e shumës së transferuar dhe jo më shumë se komisioni minimum prej 6 eurosh.

 

Komisioni do të jetë më i ulët në rastet e pagesave që dërgohen në dërgohen në mënyrë elektronike. Në projekt-rregullore thuhet që për transfertat deri në 10 mijë euro komisionet s’duhet të jenë më të larta se 3 euro.

 

Vendosja e tavanit do të arrihet falë ndihmës së një sistemi të ri AIPS EURO ku banka e Shqipërisë do të jetë pronare. Anëtarësimi i bankave në këtë sistem do të jetë me dëshirë.

 

AIPS EURO është një sistem i shlyerjes bruto në kohë reale, i cili mundëson shkëmbimin e urdhër-transfertave vendase të cash në monedhën euro ndërmjet pjesëmarrësve për klientë të tyre, dhe shlyerjen e vazhdueshme, përfundimtare dhe të parevokueshme të fondeve të transferuara transaksion mbas transaksioni./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat