Secondary Adv

Reshje shiu ne te gjithe vendin, ARRSH apel per drejtuesit e mjeteve

Vendi ynë këtë të premte është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje shiu e bore në zonat malore.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se reshjet e shiut me intensitet mesatar nuk kanë shkaktuar asnjë problem në qarkullimin e makinave deri më tani.

 

Ndër të tjera ajo bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë

 

“Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin 🌧  pa sjellë probleme në akset nacionale dhe me qarkullimin e mjeteve 🚖 Kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për pastrimin e akseve nga rënia e materialeve në trup të rrugës🛣

 

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, shkruan ARRSH./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat